Murati: Propozimi 100 euro për çdo qytetar nuk u përmend më

E publikuar: 16/12/2020 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka folur për propozimin e AAK-së për subvencionimin e qytetarëve me nga 100 euro.

Ai ka thënë se ky propozim ka qenë para se të hynin në qeveri, duke shtuar se më nuk ështëpërmendur.

“Ky si propozim nuk është më i miri sepse i mungon targetimi, por megjithatë nëse e shikon se çfarë ka bërë Qeveria tash, ai propozim është lule”, ka thënë ai në KTV.

Sipas tij, pasi që është dorëzuar në Kuvend projektligj i buxhetit është miratuar pakoja e rimëkëmbjes.