Murati e quan të palogjikshëm ligjin ku votohet edhe demarkacioni edhe deklarata që e quan atë vepër penale

E publikuar: 23/02/2018 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të palogjikshme e ka quajtur Artan Murati i KDI-së idenë që një ligj të votohet edhe një marrëveshje edhe një raport që thotë se në atë marrëveshje është bërë vepër panale.

“Një raport që e quan marrëveshjen bazë marrëveshje të keqe e madje edhe konstaton se është kryer vepër penale me nënshkrimin e marrëveshjes NUK mund të jetë pjesë e projektligjit për ratifikim të asaj ‘marrëveshjeje të keqe’. Nëse s’ka juristë, të paktën logjikisht duhet të dihet kjo punë”, ka thënë Murati.

Nuk e ka lënë me kaq. Murati ka bërë një analogji edhe me një problem fare thelbësor në vend.

“P.S. Përderisa diskutohet për demarkacionin, në QKUK po mungon edhe sistemi për vendosje të infuzioneve, që kushton 30 centë. Veç po ju këqyrim!”, ka thënë Murati./koha.net/