Murati diskuton për hapjen e një klase të mësimit shqip në Strasburg

E publikuar: 23/03/2017 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Diasporës, Valon Murati së bashku me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Strasburg Edon Cana janë takuar me komunitetin shqiptar në këtë qytet.

” Biseduam për organizimin e këtij komuniteti dhe ndihmën që Ministria e Diasporës dhe Konsullata jonë mund të jap në këtë drejtim. Në mënyrë të veçantë trajtuam çështjen e hapjes së një klase të mësimit shqip në këtë qytet dhe të organizimit të ndërmarrësve shqiptarë rreth rrjetit të biznesit”

” Për të gjitha këto unë shpreha gatishmërinë time dhe të ministrisë për të qenë afër këtyre përpjekjeve dhe për të ndihmuar komunitetin tonë që ato të realizohen”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.