Munishi: U mbrojtëm mirë, e rëndësishme ishte fitorja

E publikuar: 10/02/2019 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vëllaznimi ka arritur ta eliminojë Dritën edhe këtë edicion nga Digitalb Kupa e Kosovës.

Kuqezinjtë e Jakovës kanë shënuar fitore minimale me rezultat 1-0, falë golit të shënuar nga Tun Bardhoku.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Ismet Munishi, që ka deklaruar se ishte një ndeshje e mirë nga ana e djemve të tij.

“Ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë. Shënuam herët dhe pastaj u mbrojtëm mirë”.

“E rëndësishme ishte fitorja e arritur, do të kemi ndeshje edhe më të bukura pasi fondin e lojtarëve e kemi të mirë”, tha Munishi.

Fitorja ndaj Dritës ka bërë që Vëllaznimi të sigurojë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, ndërsa Munishi thotë se do t’i ndjekin si Kupën ashtu edhe rikthimin në Superligë.

“Duhet të fokusohemi në të dyja frontet. Do të kemi fond edhe për kupë por edhe për Superligë. Kushtet për punë i kemi të mira, kështu që mund të them se Vëllaznimin po e presin ditë të mira”, u shpreh Munishi. /Telegrafi/