Munishi pas humbjes ndaj Feronikelit: Nuancat vendosën ndeshjen e sotme

E publikuar: 22/11/2017 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Feronikeli ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër Vëllaznimit me rezultat 3-0.

Ismet Munishi, trajneri i skuadrës gjakovare ka folur pas takimit duke thënë se nuancat vendosën për këtë takim.

“Kemi luajtur përballë një kundërshtari mjaft cilësor, i cili ishte më i mirë në disa nuanca dhe arriti ta shfrytëzojë atë duke fituar ndeshjen”, deklaroi Munishi për “Supersport”.

“Ne kemi luajtur për gjithçka ose asgjë dhe kjo na kushtoi paksa. Në përgjithësi jam i lumtur për mënyrën se si skuadra u angazhua dhe luftoi deri në fund”.

“Pavarësisht rezultatetit këta futbollistë janë heronj, pasi po luajnë në kushte mjaft të vështira. Jam shumë krenar për ta”.

“Mendoj se ishte i ekzagjeruar pranë një rezultati të thellë dhe për më tepër kur ai as që e kishte idenë se kishte dalur jashtë zonës”.

“Duke menduar se është brenda zonës reagoi instiktivisht dhe kartoni për të ishte paksa i rënë”, përfundoi Munishi.