Munishi: Franca ka shumë lojtarë që janë lider në skuadrat e tyre

E publikuar: 14/07/2018 04:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ismet Munishi në emisionin Duel Botëror të RTV Dukagjinit ka folur për ekipin kombëtar të Francës.  

Ai i ka lavdëruar shumë shumicën e lojtarëve, përveç sulmuesit Olivier Giroud.

“Lojtarët e Francës lider në skuadrat e tre. Janë rritur shumë në vitet e fundit. Ata janë lider, pothuajse 20 prej tyre”.

“Varene është zhvilluar shumë si lojtarë, para tri vitesh ishte kadet”.

“Pogba po ashtu ka treguar pjekuri.  Edhe Kante ka treguar formë të jashtëzakonshme. Griezmann e Umtit”.

“Një lojtar është aty që nuk e meriton të luajë. Giroud. Statistikat tregojnë, ai nuk e ka gjuajtur asnjë gjuajtje në portë”, ka thënë Munishi.

Me këtë konstatim të Munishit nuk u pajtuan të ftuarit e tjerë, Bylbyl Sokoli dhe Albert Bunjaki.

Mysafirët në panelin e sotëm të emisionit “Dueli i Botërorit” Foto: RTV Dukagjini)

Të dy ishin të pajtimit që Giroud vlen shumë për grupin dhe mënyrën e lojës së Francës. /Telegrafi/