Munishi: Anglia ka identitet të Tottenhemit

E publikuar: 08/07/2018 02:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër ditë në Kampionatin Botëror, një tjetër ‘Duel Botëror’ në Radio Televizionin Dukagjini.

Këtë herë trajneri dhe analisti Ismet Munishi u ndal te triumfi i Përfaqësueses së Anglisë ndaj Suedisë.

Munishi fillimisht e pranon se trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, nuk ia ka mbushur syrin, por tani është ai që ia ka kthyer identitetin e vërtetë futbollit anglez.

Por, fjalët e mira nuk i ka kurseu për sulmuesin Harry Kane, ndërsa vazhdoi duke komentuar faktin se sa shumë loja e Anglisë ngjason me atë të Tottenahmit.

“Anglia po luan lojë të ngjashme me të Tottenhamit, posaçërisht te sulmuesi”.

“Sulmuesi është ai që i jep koordinatat, ai është pikë referimi dhe çdo gjë fillon nga ai”.

“Anglia ka identitet të Tottenhemit. Por, nëse vazhdojnë kështu, ata do të jenë shumë të fuqishëm pas katër vitesh”, ka thënë Munishi.

Në emisionin numër 24 të këtij Botërori të ftuar ishin edhe Albena Reshitaj (ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor), Kushtrim Reshitaj (gazetar), Valon Syla (gazetar) dhe Bylbyl Sokoli (trajner/analist). /Telegrafi/