Mungesa e ujit përplas kandidatët për deputetë nga Gjilani

E publikuar: 17/09/2019 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri ndër problemet me të cilën po ballafaqohet Gjilani e që u shpërfaqë në emisionin Frontal i cili po realizohet në Gjilan është problemi me ujë të pijshëm.

Kandidatët për deputetë kanë hedhur kritika ndaj njëri tjetrit për këtë problem.

“Kandidati i LDK ka thënë se mos me pas ujë në shekullin 21 nuk është problem i madh, e kemi Prishtinën sa vjet ju ka dashtë me e zgjedh këtë problem. Nuk është problem që zgjedhet me shkop magjik”, ka thënë Faton Bislmi.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se mungesa e ujit në këtë kohë ëshë skandaloze.

“Nuk ështe arsye me i lanë qytetarët pa ujë, është tmerr e qeverisjes lokale. Me kanë pas ndodh këtë vetë nuk kisha thanë kurgjo, por para katër viteve ka ndodh i njëjti sen”, ka thënë Agushi.

Ndërkohë në koalicionin AAK-PSD kanë thënë që Gjilani ka ujë të mjaftueshëm por nuk ka pasur plan të duhur për shpërndarje.