Mund t’ju ketë ikur, momenti kur tifozi hyn në fushë për ta përqafuar Ronaldon në ndeshje ndaj Getafes (Foto/Video)  

E publikuar: 15/10/2017 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ndeshjen e Real Madridit në udhëtim te Getafe një tifoz ka hyr në fushë për ta takuar idhullin e tij, Cristiano Ronaldon.

Real Madridi fitoi ndeshjen e djeshme (e shtunë) në udhëtim ndaj Getafes me rezultat 2-1, ndeshje e cila u zhvilluar në stadiumin ‘Coliseum Alfonso Perez’.

Megjithatë, gjatë pjesës së parë të ndeshje ndodhi një rast jo shumë i shpesh në botën e futbollit.

Ishte ylli i skuadrës, Ronaldo, i cili në fillim të ndeshjes pati një befasi kur një tifoz Los Blancos hyri në fushë për ta takuar idhullin e tij.

Momenti i minutës së 22-të kur tifozi hyri ta takoj idhullin e tij, CR7

Tifozi i cili hyri në fushë vrapoi shpejt drejt sulmuesit portugez dhe shkoi ta përqafojë atë dhe Ronaldo reagoi me qetësi dhe maturi.

Ideja e tifozit ishte e qartë, pasi i veshur me fanellat e Ronaldos donte vetëm ta përqafonte idhullin e tij dhe pasi ia arriti doli jashtë me qetësi i shoqëruar nga sigurimi i ndeshjes.

Ronaldo me fansin e tij në ndeshje ndaj Dortmundit

Kjo nuk është hera e parë në këtë sezon që i ndodh një gjë e tillë yllit portugez, pasi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit, Ronaldos i ndodhi e njëjta befasi.

Më poshtë keni videon e qartë me tifozin që përqafon Ronaldon dhe largohet më pas nga sigurimi i stadiumit. /Telegrafi/