Mund të habiteni, por edhe të qeshni me disa prej tyre – mjetet e modifikuara që të lënë pa fjalë! (Foto)

E publikuar: 09/10/2017 23:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Imagjinata njerëzore shkon shumë larg dhe shpesh realizon gjëra që duken të pamundura, por ndonjëherë edhe tepër qesharake.

E tillë është edhe marrëdhënia e njeriut me automjetin. Tradicionalisht automjetet kanë qenë një mjet shumë i domosdoshëm për shoqërinë njerëzore.

Në shumë raste ato na e lehtësojnë jetën, por ka edhe situata, në të cilat nuk bëjnë gjë tjetër veçse e ndërlikojnë dhe e vështirësojnë atë.

Pavarësisht gjithçkaje, përcjell mapo.al, ekzistojnë shumë njerëz që janë të interesuar pas makinave, motorëve, biçikletave, karrocave me guzhinjeta apo çfarëdolloj automjeti, i cili mundëson lëvizjen e tyre.

Por në jo pak raste modifikimet që njerëzit u bëjnë mjeteve dhe automjeteve janë vërtet të papara.

Në këtë fotogaleri (ku njëra nga fotot është në Shqipëri), do të njiheni me disa automjete nga më të lirat, deri tek më të shtrenjtat, që nga më qesharaket dhe deri tek më seriozet.