Mullhaxha-Kollçaku: Osmanin e shoh si personin më të sinqertë për arritjen e bashkëqeverisjes LVV-LDK

E publikuar: 20/06/2020 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në LDK ku sot do të votohet për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së LDK-së.

Mullhaxha-Kollçaku ka thënë se nga koha e negociatave për bashkëqeverisje me LDK, si personin më të sinqertë dhe këmbëngulës për arritjen e kësaj bashkëqeverisje, e mban në mend Vjosa Osmani.

“Shumë të freskët në mendje e kam momentin, kur më në fund edhe u arrit rezultati pozitiv dhe kur shkrepëm një foto të përbashkët”.

“Deri atëherë, Vjosën e kam njohur si kolege deputete, por jo më afër. Nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në rrjetin social Facebook.