Mulaomerovic: Na pret punë e vështirë, por besoj te basketbollistët e mi

E publikuar: 16/10/2018 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Z Mobile Prishtina do të nis gjatë ditës së nesërme rrugëtimin e ri në FIBA Europe Cup.

Trajneri i ri i kryeqytetasve, Damir Mulaomerovic ka mbajtur një konferencë për shtyp para takimit me Cherkaski Mavpy duke thënë se ekipin e tij e pret një punë e vështirë.

Megjithatë, kroati ka besim të madh te skuadra dhe beson që do t’ia dalin në fund.

“Të gjithë e dimë se skuadra ukrainase është e mirë. Lojtarët kanë stërvitur shumë mirë gjatë këtyre 7-8 ditëve të fundit dhe besoj se nesër do të japim gjithçka nga vetja për të arritur rezultat”, ka thënë trajneri i Prishtinës.

“Kundërshtari ynë është ekip shumë atletik. Nuk do të jetë lehtë. Por besoj në këtë ekip dhe kemi punuar shumë për këtë ndeshje”, tha Mulaomerovic.

Përveç tyre, rival tjetër të grupit të Prishtinës janë edhe Bakken Bears nga Danimarka dhe Steaua rumune.

Ndryshe, Prishtina është pjesëmarrëse edhe në Ligën Ballkanike ndërsa është lider i ligës elitare të Kosovës në basketboll. /Telegrafi/