Muja: Ka 18 muaj që Kosova nuk qeveriset (Video)

E publikuar: 03/10/2016 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti Muja, vlerëson se Kosova tash e 18 muaj nuk qeveris me vetëvehten. Nëse vazhdohet me këtë gjendje, ai i sheh zgjedhjet e parakohshme si rrugëdalje nga kjo situatë.

Në një intervistë për emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën, Muja ka thënë se problemi me demarkacionin është bërë për të mos u marr me probleme reale në të cilat i ka Kosova.

“Edhe kjo forme e mos qeverisjes se vetvetes e sjell domosdoshmërinë nevojën për të kërkuar zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Muja.

E sa i përket propozimit të tij për çështjen e demarkacionit, ai ka thënë se deri më tash zyrtarisht askush nuk e ka kontaktuar, ndërsa privatisht, sipas tij, është përshëndetur nga të gjithë.

Ky propozim të cilin Muja e ka dorëzuar javë më parë në Kryesinë e Kuvendit, ai vlerëson se mund të sjellë konsensus mes pozitës dhe opozitës. Institucionet e Kosovës, sipas tij, qe një vit e gjysme janë bërë avokat të Malit të Zi.

Komisioni i Malit të Zi, ai thonë se na ka mashtruar. Deputeti i PDK-s në këtë intervist ka folur edhe për kishën e cila ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës si dhe për kohën e përshtatshme për zgjedhje të parakohshme.