Muhaxhiri: Zgjedhjet brenda LDK-së nuk janë vetëm të LDK-së, ndikojnë në gjithë spektrin politik

19.03.2019 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Muhaxhiri: Zgjedhjet brenda LDK-së nuk janë vetëm të LDK-së, ndikojnë në gjithë spektrin politik

Zgjedhjet e brendshme që do të mbahen në Lidhjen Demokratike të Kosovës i sheh shumë të rëndësishme, jo vetëm për këtë parti, analisti politik Artan Muhaxhiri.

“LDK-ja është një ndër dy shtyllat politike të shtetbërjes dhe rezistencës, prandaj edhe ka peshë të jashtëzakonshme në gjithë spektrin politik”.

“Zgjedhjet brenda LDK-së nuk janë vetëm të LDK-së sepse ato kanë ndikim në zhvillimet në gjithë spektrin politik kosovar”.

Muhaxhiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se gara për të parin e LDK-së do të jetë e ashpër, për shkak të pozitës së favorshme të kësaj partie.

“Fokusi do të jetë i madh posaçërisht tash kur evidentohet një rritje e LDK-së në sondazhe dhe në frymë dhe kur partitë tjera kanë më shumë probleme se sa që ka LDK-ja”.

“Kjo është mirë por edhe e vështirëson garën brenda LDK-së sepse pushteti është shumë afër”.

“Në momentin kur pushteti është i arritshëm si i pari, sepse LDK-ja ka qenë në pushtet edhe si e dyta, por kur ka potencial për t’u bërë partia e parë atëherë edhe gara brenda partisë ashpërsohet”.

“Aspekti kryesor është që mund të flasim për një kryeministër potencial, pra kryetari i LDK-së mund të jetë një kryeministër potencial dhe kjo e vështirëson gjithë garën”.

Sipas Muhaxhirit ekzistojnë të gjitha indikacionet që Lidhja Demokratike e Kosovës të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme në vend dhe kjo e rrit presionin mes kandidatëve potencial për të parin e LDK-së.

“Pas ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja është partia e parë. Me mënyrën e funksionimit të PDK-së dhe me mungesën e reformave brenda kësaj partie nuk shihet ndonjë mundësi që PDK-ja të ketë rritje të madhe në zgjedhjet e ardhshme sepse nuk ka indikacione”.

“Është pothuajse e sigurt që LDK-ja do të jetë partia fituese e zgjedhjeve të ardhshme”.

Kandidatët që synojnë karrigen e udhëheqësit të LDK-së janë të ndarë në disa kategori brenda strukturës së kësaj partie, sipas Artan Muhaxhirit.

“Ekziston një presion shumë i madh që ka të bëjë më struktura të ndryshme përbrenda LDK-së. LDK-ja është një subjekt heterogjen ku ka disa shtresime të cilat aktualisht janë forcuar. Është një shtresë më tradicionaliste, një shtresë që është prurje e mesme dhe një shtresë tjetër e prurjeve të reja”.

“Janë disa kategori të pretendentëve që do të përplasen në këtë garë. Nëse mandati i kryetarit të LDK-së është pesë vjet atëherë do të jetë një periudhë e gjatë deri në zgjedhjet e ardhshme”.

“Padurueshmëria e kandidatëve do të jetë shumë më e madhe. Nëse një kandidat potecncial për kryetarin e LDK-së është 35-40 vjeçar atëherë deri në zgjedhjet e tjera brenda partisë do të kalojë një pjesë e mirë e karrierës së tij derisa ta ketë mundësinë sërish”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Muhaxhiri: Zgjedhjet brenda LDK-së nuk janë vetëm të LDK-së, ndikojnë në gjithë spektrin politik

Muhaxhiri: Zgjedhjet brenda LDK-së nuk janë vetëm të LDK-së, ndikojnë në gjithë spektrin politik

Në Britani, arrestohet 37-vjeçja që pajisi me 500 pasaporta grupet kriminale shqiptare

Në Britani, arrestohet 37-vjeçja që pajisi me 500 pasaporta grupet kriminale shqiptare

Presidenti Thaçi e dekreton Projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Presidenti Thaçi e dekreton Projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Vazhdojnë paqartësitë rreth Brexit-it

Vazhdojnë paqartësitë rreth Brexit-it

Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Në vitin 2018 – 12 policë u arrestuan dhe 36 raste u hetuan për korrupsion

Në vitin 2018 – 12 policë u arrestuan dhe 36 raste u hetuan për korrupsion

Haradinaj: Serbia t’i kryejë vetë punët e brendshme, neve të na lë t’i kryejmë punët tona

Haradinaj: Serbia t’i kryejë vetë punët e brendshme, neve të na lë t’i kryejmë punët tona

Haradinaj nuk ndryshon mendim për rolin e Maxhunit në rastin e gylenistëve

Haradinaj nuk ndryshon mendim për rolin e Maxhunit në rastin e gylenistëve

Haradinaj kërkon hetim për aksidentet, thotë se mënyra si po jepen patentat e shoferit mund të jetë shkaktare

Haradinaj kërkon hetim për aksidentet, thotë se mënyra si po jepen patentat e shoferit mund të jetë shkaktare

Tahiri u flet ambasadorëve të BE-së për zhvillimet në sundimin e ligjit

Tahiri u flet ambasadorëve të BE-së për zhvillimet në sundimin e ligjit

OAK i bënë thirrjen e fundit Qeverisë për shfuqizimin e Udhëzimeve Administrative

OAK i bënë thirrjen e fundit Qeverisë për shfuqizimin e Udhëzimeve Administrative

Maqedonia e Veriut në qershor pret datën për bisedime me BE-në

Maqedonia e Veriut në qershor pret datën për bisedime me BE-në

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që i shkaktoi lëndime trupore bashkëshortes së tij

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që i shkaktoi lëndime trupore bashkëshortes së tij

Me propozimin e Ministres Hoxha, Qeveria miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së

Me propozimin e Ministres Hoxha, Qeveria miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së

Qeveria miraton raportin e DASH’it për të Drejtat e Njeriut, kërkohet raportim çdo tre muaj

Qeveria miraton raportin e DASH’it për të Drejtat e Njeriut, kërkohet raportim çdo tre muaj

Gjukanoviq: Prishtina dhe Beogradi të inspirohen nga marrëveshja e Prespës për të vazhduar dialogun e Brukselit

Gjukanoviq: Prishtina dhe Beogradi të inspirohen nga marrëveshja e Prespës për të vazhduar dialogun e Brukselit