Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë, pas dorëheqjes së Blerim Kuçit

E publikuar: 13/01/2021 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muharrem Nitaj, do të jetë ministër në detyrë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dërguar propozimin që Nitaj, si zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit të emërohet ministër në detyrë deri në krimin e Qeverisë së Re.

Poashtu pritet që ky propozim do të zyrtarizohet edhe nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti.

Ndryshe mëngjesin e sotëm, lajmi.net raportoi ekskluzivisht për dorëheqjen e Blerim Kuçit nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Në dokumentin e publikuar nga lajmi.net thuhej se ish-ministri në detyrë Kuçi ka kërkuar gjatë ditës së djeshme nga kryeministri lirimin nga pozita e tij e ministrit.

Ndaj Kuçit ishin duke u zhvilluar hetime për tenderin milionësh që ka marrë kompania e tij, “Hidro Term” për kontratën “Ndërtimi i Objektit Spitalor për Nënën dhe Fëmijën” në Prizren.

Në anën tjetër, kërkesën e tij për dorëheqje nga posti i ministrit në detyrë Kuçi e ka dorëzuar edhe në Zyrën e Kryeministrit.