MTI kërkon nga prindërit që t’i largojnë nga fëmijët lodrat e rrezikshme (FOTO)

E publikuar: 13/11/2018 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke punuar vazhdimisht që produktet në treg të jenë cilësore dhe në harmoni me legjislacionin evropiane.
Ne vazhdën e kontrollit të produkteve që shiten apo tregtohen në tregun e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, muaj me parë ka marr mostra të lodrave dhe ka dërguarpër analiza nëHolandë.
Pas pranimit të rezultateve, inspektorati i tregut ka larguar nga tregu lodrat e rrezikshme dhe ka asgjësuar ato.
Gjithashtu kemi bërë takime të vazhdueshme dhe kemi dërguar informacione tek inspektoratet komunale që edhe në fshatrat më të thella të bëhet një inspektim i tillë dhe nëse gjendet lodra të tilla të largohen nga tregu.
Mirëpo duke pasur parasysh që këto lodra tëlartcekura kanë qenë në përdorim për një kohë të gjatë në përdorim në Republikën e Kosovës dhe mund të gjenden edhe nështëpitë tona, MTI njofton të gjithë qytetarët se këto lodra që shihen bashkangjitur në foto janë të rrezikshme në bazë të analizave që i kemi bërë në laboratorin SGS në Holandë, kërkojmë nga ju që sa më shpejt t’i largoni nga shtëpitë dhe t’i asgjësoni./Infosot/