MTI-ja, ‘e palëkundur’ për taksën ndaj produkteve serbe

08.11.2018 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
MTI-ja, ‘e palëkundur’ për taksën ndaj produkteve serbe

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, po qëndron i palëkundur në vendimin e tij për vendosjen e masës prej 10 për qind në importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Por, ish-kreu i MTI-së Bajram Hasani, që dikur drejtonte këtë dikaster, rekomandon që masa adekuate e vendosur ndaj këtyre mallrave do të duhej të ishte 30 për qind e jo vetëm 10 për qind, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës prej 10 për qind në importet e mallrave që vijnë nga Serbia e Bosnjë Hercegovina i ka gëzuar prodhuesit vendorë.

Pronari i kompanisë “Meka Hallall-Food”, Burim Piraj, shpreh entuziazmin e tij për shtytje të zhvillimit të kompanisë me punësimin e punëtorëve të rinj.

Derisa ministri i ri i Tregtisë thotë ta ketë marrë këtë vendim pikërisht me qëllim të mbrojtjes së produkteve vendore. Në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri” ministri Shala tregon se ky vendim ndikon në zhvillimin ekonomik, pasi sipas tij produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina kanë përdorur masa me qëllim nën çmimin e prodhimit. “Ky është vendim i Qeverisë. Unë si ministër i Tregtisë i kam kryer obligimet, detyrat dhe përgjegjësitë që i kam si ministër. Në këtë rast MTI-ja i ka propozuar Qeverisë së Kosovës këtë masë 10 për qind në importin e produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës me qëllim që t’i mbrojë produktet vendore dhe kjo ndikon në zhvillimin ekonomik, pas është vërejtur që produktet që Serbia dhe Bosnja po importojnë në Kosovë janë produkte që kanë përdorur masa me qëllim që ato produkte të vijnë në tregun e Kosovës nën çmimin e prodhimit e me këtë ato dëmtojnë prodhimin tonë vendor”, është shprehur ministri Shala.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


BE-ja beson se tani vërtet nis faza vendimtare e dialogut

BE-ja beson se tani vërtet nis faza vendimtare e dialogut

MTI-ja, ‘e palëkundur’ për taksën ndaj produkteve serbe

MTI-ja, ‘e palëkundur’ për taksën ndaj produkteve serbe

Qeveria e Kosovës dorëzohet para presionit të Listës Serbe

Qeveria e Kosovës dorëzohet para presionit të Listës Serbe

Qeveria zotohet se nuk do ta revokojë vendimin për taksë ndaj prodhimeve të Serbisë

Qeveria zotohet se nuk do ta revokojë vendimin për taksë ndaj prodhimeve të Serbisë

Ministri serb: Zor të ndalohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Ministri serb: Zor të ndalohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Këshilltari i Presidentit tregon se për çfarë do të diskutojë Thaçi me Vuçiqin të enjten

Këshilltari i Presidentit tregon se për çfarë do të diskutojë Thaçi me Vuçiqin të enjten

Deda: Kosova duhet t’i vendosë embargo Serbisë

Deda: Kosova duhet t’i vendosë embargo Serbisë

Veseli radikalizon komentet rreth vizave (VIDEO)

Veseli radikalizon komentet rreth vizave (VIDEO)

Ahmeti vendos t’i shkarkojë dy prej tre drejtorëve të Vetëvendosjes

Ahmeti vendos t’i shkarkojë dy prej tre drejtorëve të Vetëvendosjes

Petrit Selimi zbulon pa dashje se ia menaxhon llogarinë Thaçit në Twitter

Petrit Selimi zbulon pa dashje se ia menaxhon llogarinë Thaçit në Twitter

Artikulli i “The Sun”: Bandat e ish ushtarakët shqiptarë po mbushin në gjak rrugët e Spanjës

Artikulli i “The Sun”: Bandat e ish ushtarakët shqiptarë po mbushin në gjak rrugët e Spanjës

Tregu kosovar, plot produkte serbe

Tregu kosovar, plot produkte serbe

Haradinaj: Një regjiment i ushtrisë do të vendoset në pjesën veriore të Kosovës

Haradinaj: Një regjiment i ushtrisë do të vendoset në pjesën veriore të Kosovës

Spitalet ushtarake serbe vonojnë gjykimin për krime të luftës në Kosovë

Spitalet ushtarake serbe vonojnë gjykimin për krime të luftës në Kosovë

Ish-ministri i Tregtisë thotë se Hoxhaj e Pacolli më herët nuk ishin pro masës së importit

Ish-ministri i Tregtisë thotë se Hoxhaj e Pacolli më herët nuk ishin pro masës së importit

Thaçi: Takim i vështirë me Vuçiq, por i domosdoshëm për arritjen e marrëveshjes finale

Thaçi: Takim i vështirë me Vuçiq, por i domosdoshëm për arritjen e marrëveshjes finale