MSH tregon kur do të rriten pagat në sektorin shëndetësor

E publikuar: 28/12/2018 02:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media thekson se është duke e përcjellë me vëmendje grevën e punonjësve shëndetësor.

MSH thekson se në lidhje me këtë qëllim është punuar në Projektligjin për pagat në sektorin publik, të cilin e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të njëjtin e ka dërguar në Kuvend.

“Tani, MSH pret të miratohet buxheti për vitin 2019 dhe t’i hapet rruga për kalim në Kuvend edhe Projektligjit për pagat në sektorin publik, dhe me buxhetin për vitin 2019 parashihet rritja e pagave në sektorin shëndetësor. Krahas angazhimeve të tjera, në këto momente duhet të mendojmë dhe të kujdesemi edhe për gjendjen dhe trajtimin korrekt të pacientëve tanë, duke u angazhuar njëkohësisht që të sigurohet më e mira edhe për profesionistët shëndetësor të gjitha niveleve. MSH konsideron se të gjitha problemet mund të zgjidhen përmes bashkëpunimit dhe dialogut social”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga ora 07:00 janë në grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit dhe kjo për shkak të mosplotësimit të kërkesës së tyre për rritjen e pagave. /Telegrafi/