MSH: Mos bini pre e “recetave” nëpër rrjetet sociale për trajtimin e Covid-19

E publikuar: 20/07/2020 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve që të mos bien pre e të ashtuquajturave “receta” për trajtimin e Covid-19 që po shpërndahen nëpër rrjetet sociale.

Kjo është porosia e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

Të nderuar qytetarë,

Jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtuara “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19.

Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe  shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare,  të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë shëndetësor  dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara.

Ju faleminderit për mirëkuptim!