MSH: Dokumenti ku përmenden problemet e 26 vjeçarit është autentik, i ndjeri nuk solli asnjë vërtetim mjekësor

04.05.2020 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
MSH: Dokumenti ku përmenden problemet e 26 vjeçarit është autentik, i ndjeri nuk solli asnjë vërtetim mjekësor

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se dokumenti që është publikuar sot në media, e në të cilin shkruhet se 26 vjeçari që ka ndërruar jetë dje kishte probleme shëndetësore, nuk është lëshuar nga  MSH’ja, raporton Gazeta Express.

Përmes një komunikate nga Ministria e Shëndetësisë, kanë deklaurar se ai është një dokument orientues i lëshuar nga ambasada e Kosovës në Gjermani.

“Duke e parë keqpërdorimin që media dhe individë të caktuar janë duke i bërë një dokumenti orientues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, përkatësisht listës së të riatdhesuarve nga Gjermania të datës 2 maj 2020, ku figuron edhe emri i të ndjerit A. M. qe vdiq më 3 maj, dhe për në cilin në këtë dokument të Ambasadës shkruan se  “prob. shëndetësore, posedon vërtetem”, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sqarojë se ky dokument nuk është i MSh-së siç po manipulohet me të dhe se i ndjeri, pavarësisht çfarë shkruan në listën e Ambasadës, me rastin e  riatdhesimit në Kosovë, nuk ka prezantuar asnjë vërtetim mjekësor”, thuhet në reagim.

Tutje, nga MSH kanë deklaruar se nuk do t’i publikojnë raportet e mjekëve të përpiluara për të ndjerin për shkaqe etike.

“Ministria e Shëndetësisë posedon raportet mjekësore të të ndjerit, të përpiluara nga mjekët në pritje që për shkaqe të etikës mjekësore dhe ruajtjes së privatësisë nuk do ta bëj publik, ku gjatë marrjes së të dhënave anamnestike, në praninë e  mjekut përgjegjës, me rastin e mbërritjes në Kosovë, i ndjeri nuk ka raportuar asnjë lloj sëmundjeve apo shqetësim shëndetësor. Për më tepër, MSh e ka edhe raportin me shkrim të profesionistit shëndetësor që e ka vizituar pacientin, të vërtetuar edhe përmes faksimilit mjekësor në të cilin, thuhet se pacienti nuk ka raportuar dhe as treguar për ndonjë sëmundje apo problem shëndetësor. Po ashtu, profesionisti shëndetësor  e ka konfirmuar edhe “post factum” se i ndjeri gjatë kontrollimit mjekësor nuk ka deklaruar asnjë problem apo vërtetim shëndetësor”, thuhet në reagim.

Ministria që udhëhiqet nga Arben Vitia ka kërkuar nga prokuroria e shtetit që të hetojë rastin.

“Prandaj, Ministria e Shëndetësisë ri-përsërit se ka kërkuar nga Prokuroria e shtetit që të bëjë hetim të plotë rreth këtij rasti, ndërkohë që kërkon gjithashtu në të njëjtën kohë edhe hetim ndaj atyre që duke manipuluar me dokumente që nuk janë lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, po keqpërdorin tragjedinë e një të riu për qëllime të ulëta”, shkruhet në reagim.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Reagon raportuesja e PE-së për Kosovë: Pranojeni vendimin e Kushtetueses, ndryshimet kërkoni në zgjedhjet e ardhshme

Reagon raportuesja e PE-së për Kosovë: Pranojeni vendimin e Kushtetueses, ndryshimet kërkoni në zgjedhjet e ardhshme

Heshtja e Kurtit karshi Gjykatës Kushtetuese, nga mbrëmë nuk e tha asnjë fjalë

Heshtja e Kurtit karshi Gjykatës Kushtetuese, nga mbrëmë nuk e tha asnjë fjalë

Kusari-Lila e quan tradhti të re për demokracinë e Kosovës vendimin e Kushtetueses

Kusari-Lila e quan tradhti të re për demokracinë e Kosovës vendimin e Kushtetueses

Dekreti i presidentit për mandatarin shpallet kushtetues, LVV-ja paralajmëron revoltë

Dekreti i presidentit për mandatarin shpallet kushtetues, LVV-ja paralajmëron revoltë

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla