MSA siguron kornizën kontraktuale brenda së cilës BE dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre

E publikuar: 17/11/2017 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA-së) midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbajti takimin e tij të dytë, sot, më 17 nëntor 2017, transmeton infosot.

Këshilli i SA rikujtoi se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është në thelb të marrëdhënieve midis BE dhe Kosovës. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) siguron kornizën kontraktuale brenda së cilës BE dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre dhe do të vlerësojnë zhvillimet në marrëdhëniet e tyre.
Kosova theksoi vendosmërinë në angazhimin e saj për të përmbushur shpejt reformat kryesore të SAA, të identifikuara në agjendën e reformave evropiane, në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së, me qëllim të përparimit të vazhdueshëm në rrugën e saj evropiane.

Këshilli i SA shqyrtoi zhvillimet e fundit kryesore lidhur me përmbushjen e kritereve politike, si dhe gjendjen në lidhje me kriteret ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e MSA-së. Ajo vuri në dukje rezultatet e Komitetit të Stabilizim Asociimit të mbajtur më 5 tetor.

Në takim u diskutua për prioritetet e reformave në kuadër të MSA-së, në fushat që përfshijnë sundimin e ligjit dhe reformat gjyqësore, respektimin e të drejtave themelore, reformën e administratës publike, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe punësimin.
Agjenda e reformës evropiane e dakorduar së bashku duhet të shërbejë si një udhëzues për rezultatet konkrete.

Në takim është theksuar rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura pa vonesë. Janë përshëndetur përparimet më të fundit të bëra në këtë drejtim dhe u theksua nevoja që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të zbatohen pa vonesa të mëtejshme.