Mposht kancerin në tru duke pirë vaj kanabisi

E publikuar: 14/02/2016 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kieran McCrory-t, vuante nga kanceri në tru dhe mjekët i kishin dhënë vetëm nëntë muaj jetë, por ai vendosi të trajtohej vetë.

Pasi përdori për një vit vaj kanabisi, mjekët i thanë se tumori i tij kishte ndaluar së rrituri dhe në kushte të tilla nuk kishte nevojë për trajtim.

Kieran tani shpreson se me këtë mënyrë trajtimi mund të reduktojë masën tumorale, në mënyrë që më pas t’i nënshtrohet kimioterapisë.

38-vjeçari britanik është diagnostikuar me tumor në tru dy vite më parë. Pasi iu nënshtrua një operacioni dhe trajtimit me rreze, ai nuk pa përmirësim dhe vendosi të provonte vajin e kanabisit, ndonëse përdorimi i kanabisit në Britni është i paligjshëm