MPMS formon komision mjekësor për vlerësim të shkallës së invalidëve të UÇK’së

E publikuar: 30/10/2017 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka marrë vendim për themelimin e komisionit mjekësor për vlerësimin e shkallës së invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky komision do të jetë i përbërë prej specialistëve të kualifikuar dhe të dëshmuar të fushave mjekësore, ka bërë të ditur MPMS, nëpërmjet një njoftimi.

“Pjesë e këtij komisioni do të jenë, në cilësinë e vëzhguesit, dhe nga një përfaqësues i ZÇKL-UÇK, një i KMDLNJ-së si dhe një përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim