MPJ: Nuk do të lejojmë Vuçiqin që ta vizitojë Kosovën para zgjedhjeve

E publikuar: 01/09/2019 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka paralajmëruar se do t’ia ndalojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, vizitën në Kosovë para zgjedhjeve.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka paralajmëruar se nuk do ta lejojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që ta vizitojë Kosovën para zgjedhjeve të parakohshme.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se deklarata e Vuçiqit se dëshiron ta vizitojë Kosovën para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim për serbët e Kosovës, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, ardhja e Vuçiqit në Kosovë para zgjedhjeve të parakohshme do të pamundësonte votimin e drejtë të komunitetit serb.

“Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë”, ka shkruar Zyberaj.

Postimi i plotë i Zyberajt pa ndërhyrje:

Deklarata e presidentit serb Vuçiq së dëshiron të vij në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë tek komuniteti serb.

Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë.

Në të njëjtën kohë edhe politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën.