MPJ mohon tërheqjen e njohjes nga Dominika, thotë se është shpifja e radhës e Serbisë

E publikuar: 02/11/2018 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar kategorikisht se Dominika ka tërhequr njohjen për Kosovën.

Këshilltari i ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj ka thënë për Koha.net se kjo është shpifja e radhës nga Serbia, ndërsa thekson se Kosova ka marrëdhënie diplomatike me Dominikan.

“Jo, është shpifje e radhës. Kemi marrëdhënie diplomatike me ta”, ka thënë Zyberaj.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq për mediat serbe sot ka thënë se Dominika ka tërhequr njohjen për Kosovën.

Letra e tërheqjes së njohjes së Pavarësisë së Kosovës i është dërguar MPJ-së serbe, sipas këtyre raportimeve.

Image
 20:38

Serbia thotë se Dominika ka tërhequr njohjen për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq për mediat serbe ka thënë se Dominika ka tërhequr njohjen për Kosovën.

Letra e tërheqjes së njohjes së Pavarësisë së Kosovës i është dërguar MPJ-së serbe, transmeton Koha.net. Dominika kishte njohur Pavarësinë e Kosovës në dhjetor të vitit 2012.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës por pa sukses.

Dominika (Commonëealth of Dominica), është një shtet ishullor në detin e Karaibeve, me një sipërfaqe prej 750 kilometrash katrorë dhe me popullsi mbi 73 mijë banorë.

Kjo është letra me të cilën Serbia po pretendon se Dominika ka anuluar njohjen
20:23

Serbia po vazhdon luftën e saj për të zvogëluar numrin e shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës Kosovës. Mirëpo, në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë thënë për Express se Dominika nuk e ka tërhequr njohjen.
Sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një prononcim për ‘tanjug’, ka thënë se Republika Domenikane ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Një tjetër shtet tërheq njohjen për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Madje tash po qarkullon edhe një letër me anë të së cilës po thuhet se Dominika ka anuluar njohjen për Kosovë.

Në këtë letër Serbia po pretendon se tash Kosova e ka një njohjeje më pak.

Mirëpo, në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë thënë për Express se Dominika nuk e ka tërhequr njohjen.

“Nuk ka pasur dhe nuk ka tërheqje të njohjes”, ka thënë këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.