MPB paguan dëmshpërblimin austriakëve nga buxheti

E publikuar: 29/07/2016 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme në një konferencë për media ka thënë se vendimi i Arbitrazhit lidhur me pasaportat do t’i nënshtrohet gjykatave vendore.

Sekretari i MPB-së, Driton Gashi, ka theksuar se konsideron se vendimi të Tribunalit të Arbitrazhit, do ta dëmtojë imazhin e MPB-së, Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, dhe se ky vendim është duke u shqyrtuar me shumë kujdes dhe seriozitet.

Ai ka bërë të ditur se pagesa e dëmshpërblimit do të bëhet nga buxheti i MPB-së.

Avokati i MBP-së, Gazmend Nushi, ka thënë se vendimi është i padrejtë sepse, sipas tij shkuarja në Arbitrazh nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes për pasaportat.

Në këtë konferencë është sqaruar gjithashtu se vendimi nuk përcakton edhe një afat me datë fikse për pagesën e shumës, ashtu siç gabimisht u raportua nga disa media.

Ndryshe, Gjykata e Arbitrazhit ka vendosur dje që Kosova duhet t’i japë dëmshpërblim shtypshkronjës shtetërore të Austrisë afër pesë milionë euro si kompensim për shkak të vonesës në pagesa dhe për shkak të anulimit të parakohshëm të kontratës për dorëzimin e pasaportave biometrike.