Mozzik: Do të sjellë bashkëpunim më të bukurën në shqiptari[video]

E publikuar: 24/01/2017 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi i njohur kosovar Mozzik ka premtuar vit me shumë këngë për fansat e tij.

Kështu u shpreh këngëtari në një intervistë më ndryshe për emisionin “N’Gas’z” në KTV.

Projekti i fundit i këngëtarit është ai me “Me hile”, për të cilin thotë se ka punuar një kohë të gjatë.

Me hile pati një pritshmëri të mirë nga publiku dhe nga e premtja, projekti numëron rreth 1 milion e gjysmë klikime në Youtube.

Megjithatë, ky projekt është vetëm fillimi, pasi një numër të madh të këngëve dhe videoklipeve pritet që Mozzik t’i sjellë gjatë këtij viti.

Ai përmendi se do të sjellë edhe një bashkëpunim me një këngëtare, siç e ka quajtur ai, më të bukurën në shqiptari.

Mozzik tashmë është duke punuar për projektet e radhës, të cilat do të publikohen gjatë muajve në vazhdim./Koha.net/