Mozilla, Firefox Quantum është instaluar 170 milion herë

E publikuar: 20/12/2017 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se një muaj nga debutimi, Mozilla ditën e sotme publikoi disa statistika të adoptimit të versionit më të fundit të Firefox, i quajtur Firefox Quantum.

Që nga debutimi i Quantum, 170 milion përdorues në mbarë botën e kanë instaluar shfletuesin.

Gjithashtu 44 përqind më shumë përdorues të Chrome po instalojë Firefox-in sipas Mozilla.

Këto shifra shtojnë optimizmin tek Mozilla se përpjekjet disa vjeçare për modernizimin e Firefox kanë funksionuar.

Ndërsa përmirësimet më të mëdha kanë qenë të disponueshme në desktop, Mozilla raportoi rritje të shkarkimeve të Firefox në iOS dhe Android me 24 përqind.

Edhe shfletuesi i dedikuar privatësisë, Firefox Focus ka pasur ditë të mira ku instalimet janë rritur me 48 përqind.

Por, mbetet për tu parë sesi kjo performancë do të reflektohet nga të dhënat që do të sjellin Statcounter dhe NetApplications.

Pak ditë pas debutimit të Firefox Quantum, Mozilla lajmëroi kalimin nga Yahoo në Google si motori parësor i kërkimit në ueb. /PCWorld Albanian