Mozilla do të bëjë Firefox të jetë menaxheri i fjalëkalimeve iOS

E publikuar: 10/07/2018 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Programi eksperimental i Mozilla-s  Firefox Test Pilot është duke u zgjeruar edhe në celular sot me njoftimin e dy aplikacioneve të reja mobile për përdoruesit e gatshëm që të provojnë: Lockbox për iOS dhe Notes për Android.

Më i dukshëm nga të dyja, Lockbox, është një menaxher i fjalëkalimeve iOS që funksionon duke përdorur kredencialet e tua të Firefox.

Për shembull, çdo fjalëkalim dhe ID që ruhet në shfletuesin tuaj, siç janë ato për hyrjen në Twitter ose Instagram, automatikisht sinkronizohet me Lockbox, gjë që ju lejon të lidheni drejtpërdrejt me aplikacionet përkatëse iOS.

Ju do të keni mundësi të përdorni Touch ID dhe Face ID për të zhbllokuar aplikacionin, dhe Mozilla po përdor encryption 256-bit për të sinkronizuar fjalëkalimet tuaja.

Notes për Android funksionon shumë si Google Keep. Sinkronizon shënimet tuaja nga shfletuesi i Firefox në një aplikacion mobil dhe anasjelltas.

Të dyja këto shtesa janë ende në fazën e testimit – Mozilla i quan “eksperimente” – por ato tregojnë se si kompania po punon për të zgjeruar gjurmën e saj përtej hapësirës tradicionale të shfletuesit desktop. /PCWorld Albanian