Mourinho pyet për çmimin e Verrattit, PSG i përgjigjet

E publikuar: 03/04/2018 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pyetur për çmimin e mesfushorit italian, Marco Verratti.

Portugezi ka filluar hulumtimin e tregut për verë, që në të ardhmen ta zbus dallimin me liderin e Ligës Premier, Manchester City.

Mourinho është fans i madh i mesfushorit të PSG-së dhe e do në klub.

Marco Verratti . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Sipas Manchester Evening News, PSG ia ka treguar anglezëve çmimin e lojtarit.

Sipas tyre Verratti kushton 100 milionë funte.

Verratti (Getty)

Në anën tjetër lojtarë të tjerë që pëlqehen janë edhe ylli i Shakhtar Donestk, Fred dhe ai i Napolit, Jorginho.

Mourinho është në kërkim të mbrojtëseve të krahut, një të qendrës dhe mesfushorëve./Telegrafi/