Mourinho pajtohet me shitjen e Fellainit

E publikuar: 12/11/2017 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti turk, Besiktasi është i gatshëm të transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit mesfushorin e Manchester Unitedit, Marouane Fellaini.

Sipas mediumit britanik The Mirror, drejtuesit e Djajve të Kuq janë pajtuar për një transferim të mesfushorit belg te Besiktasi.

Marrëveshja është që Fellaini të bashkohet me Besiktasin në Vitin e Ri për tetë milionë funte apo rreth 10 milionë euro pasi mbetet jashtë kontratës qershorin e ardhshëm.

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, ka vendosur të shesë pas paralajmërimit se ka nevojë për të ngritur fondet e tij për transferime për tregun e janarit.

Mourinho më në fund ka vendosur ta lirojë të ‘preferuarin’ e tij!

Dhe ai potencialisht nuk do të jetë i fundit për të lëvizur pasi Mourinho dëshiron të përforcoj skuadrën për të mbajtur ekipin në garën e titullit të Ligës Premier.

Ka pretendime se lavdërimet publike të Mourinhos për Fellainin janë një ushtrim i marrëdhënieve me publikun përpara largimit të tij.

Në listën e largimeve të Unitedit mendohet të jenë edhe mbrojtësi Luke Shaë dhe ndoshta edhe Juan Mata apo Ander Herrera që po luajnë më pak.

Këta dy të fundit kanë kontrata vetëm deri në qershor të 2018 dhe largimet në janar do të sjellin ndonjë përfitim para se të largohet me kosto zero. /Telegrafi/