“Mourinho, nuk na interesojnë titujt e tu, mos jeto në të kaluarën”

E publikuar: 30/11/2018 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fituesi i Kupës së Botës, Christophe Dugarry, ka kritikuar ashpër Jose Mourinhon.

Ai e ka kritikuar teknikun portugez se po jeton në të kaluarën.

Madje, Dugarry ka shkuar aq larg sa ka thënë se nuk i interesojnë askujt titujt e Mourinhos.

“Është e pa durueshme. Ai e ka prishur klubin”.

“Nëse i keni parë ndaj Yount Boys, ishte katastrofë, ishte e tmerrshme, pasi të gjithëve na kujtohet Unitedi i Keanes, i Beckhamit dhe i të gjithë lojtarëve të mëdhenj, ata luanin futboll sulmues”.

“Isthe i bukur dhe pasionant. Old Trafford ishte Teatri i Ëndrrave, tani është Teatri i Makthit me këtë trajner. Është e çmendur”.

“Ajo që ai nuk e kupton është se neve nuk na interesojnë titujt e tij, ne duam emocion dhe të shikojmë futboll të mirë, gjë që ai nuk mund të na sjell dhe ai nuk kupton këtë sepse është shumë mendjemadh”.

“Nuk na intereson ajo që ke fituar, shok”, u shpreh Dugarry.

Mourinho triumfoi dhe festoi shumë fitoren ndaj Young Boys, lojë për të cilën Djajtë e Kuq u kritikuan shumë. /Telegrafi/