Mourinho nuk i ndahet Koulibalyt, e do në janar te Unitedi

E publikuar: 21/10/2018 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly vazhdon të mbetet objektiv i Manchester Unitedit.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, dëshiron të rekrutojë një mbrojtës qendror të ri.

Sipas mediumit The Times, Mourinho po përpiqet të bindë drejtuesit e Unitedin për të nënshkruar me Koulibalyn nga Napoli.

Trajneri portugez e dëshiron qendërmbrojtësin e Senegalit gjatë afatit kalimtar të janarit pasi ka nuhatur se nevojitet përforcime në mbrojtje.

Unitedi nuk arriti të transferojë një mbrojtës të ri qendror gjatë verës, dhe Mourinho është i interesuar që klubi të investojë në mënyrë agresive në fillim të vitit.

Koulibaly përshtatet me atë që dëshiron portugezi, por 27-vjeçari nënshkroi një kontratë të re në verë dhe do të ishte një blerje të shtrenjtë në rast se materializohet.

Përveç Koulibalyt, drejtuesit dhe trajneri i Djajve të Kuq pëlqejnë edhe sllovakun e Interit, Milan Skriniar, i cili ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar këto dy sezone.

Në Ligën Premier i preferuar është Harry Maguire i Leicester Cityt, por klubi anglez thuhet se ka refuzuar Unitedin gjatë verës. /Telegrafi/