Mourinho nuk e do Pogban

E publikuar: 20/03/2015 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka përjashtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli francez spekulohet se kërkohet nga Blues, por Mourinho ka insistuar se ka objektiva tjera. “Nuk flas për Pogban ose futbollistët e tjerë”, u shpreh ai.

“E vetmja gjë që mund të them është se kur shikoj mesfushën tonë mes Fabregas, Matic, Ramires, Ruben, Mikel është i lënduar, por mes tyre kemi një grup të mirë. Sezonin e ardhshëm Ruben Loftus-Cheek do të luftojë për një vend në ekipin e parë. Andaj, në sezonin tjetër ai nuk do të jetë vetëm numër, do të jetë futbollist”, përfundoi Mourinho.