Mourinho: Në këtë pozitë do ta përfundojmë sezonin

E publikuar: 22/12/2016 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mouirnho beson se Manchester United mund ta përfundojë sezonin më lart sesa vendi i katërt
Manchester United nuk e ka nisur mirë sezonin e ri. Por, “Djajtë e Kuq” në ndeshjet fundit kanë nisur ta marrin veten.

Pas 17 xhirove në Premierligë ekipi nga Old Traffrod gjendet në vendin e gjashtë me 30 pikë të tubuara, 13 më pas sesa lideri i tabelës, Chelsea, dhe shtatë më pak sesa Liverpooli që gjendet në vendin e dytë.

Jose Mourinho beson se Manchester United mund ta përfundojë sezoni më lart sesa vendi i katërt, përcjell Express.

“Le të shohim se ku mund të shkojmë në fund, unë nuk dua të them në vendin e katërt, sepse unë mendoj se ne mund të bëjmë më mirë sesa pozita e katërt”, ka deklaruar “Special One”.

Mourinho ka thënë se këtë sezon objektiv i ekipit është që të luajë ndeshje të mira, dhe se nuk ka rëndësi pozita në të cilën do të përfundojnë në fund të sezonit. /Express/