Mourinho: Manchester United sikur Interi im

E publikuar: 25/05/2017 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë pas triumfit në finale të Europa League se fitorja e United ia ka kujtuar fitoren që e kishte arritur me Interin kundër Bayern Munich në finale të Champions League më 2010.
Ekipi i Mourinho fitoi mbrëmë 2-0 kundër Ajaxit për ta ngritur trofeun e Europa League. Golat për Untied i shënuan Paul Pogba dhe Henrikh Mikhitaryan, transmeton Express.

“Kjo ndeshje ma kujton ndeshjen Inter – Bayern Munich, sepse u ndjeva që nga fillimi se kupa ishte e jona,” ka thënë Mourinho.

Mourihno ia doli ta fitojë Tripleten me Interin në vitin 2010, duke e fituar ligën italiane, kupën e Italisë dhe Champions League.