Mourinho kërkon qëndrimin e Martial

E publikuar: 03/11/2018 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm pak muaj pasi u bënë gati ta shesin, duket se Manchester United do të ndërrojë kahje.

Jose Mourinho ka deklaruar se ai shrpeson që Anthony Martial dëshiron të qëndrojë te Manchesster United.

Me raportimet se shitja e francezit mund të shihet si shfrytëzim i mundësisë për të transferuar Perisicin para startit të sezonit, rikthimi i tij së fundmi në formë ka nxitur ndryshimin e mendimit të Mourinhos.

Martial refuzoi një kontratë të re, por ai ka thënë se dëshiron të qëndrojë.

“Nuk i takoj diskutimeve të kontratave. Nuk marrë pjesë në këto diskutime. Natyrisht shpresoj që të mrren vesh”.

“Sigurisht se dua që ai të qndrojë. Nuk marr pjesë në këto lloj të diskutimeve. Sigurisht se shpresoj se do të arrihet marrëveshja”, deklaroi Mourinho.

Martial ka shënuar katër gola në tri ndeshjet e kaluara në Ligën Premier.

United sot udhëton te Bournemouth ku zhvillon ndeshjen e radhës nga ora 13:30.

/Telegrafi/