Mourinho: Jam i zhgënjyer, nuk e di nëse lojtarët ndihen si unë

E publikuar: 05/05/2018 01:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 36 të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq kanë humbur si mysafir në stadiumin “Amex” kundër Brightonit me rezultat 1-0.

Pas takimit ka folur trajneri Jose Mourinho, i cili ndihet i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve.

Jose Mourinho dhe Chris Hughton (Getty Images)

“Unë jam i zhgënjyer, por nuk jam i sigurt nëse secili prej lojtarëve të mi ndihet sikur unë”, tha portugezi.

“Ndoshta tani po e kuptoni pse nuk luajnë më shumë se të tjerët disa prej lojtarëve dhe mos më pyesni më gjatë gjithë kohës se pse futbollisti A, B dhe C nuk luajnë më shumë”.

“Kam menduar që të startojë me disa prej tyre dhe t’iu jap mundësinë atyre që gjatë gjithë sezonit më keni kritikuar si në rastet e tilla, pse po starton gjithmonë Lukaku?’, tha për Sky Sports, Mou.

Pas kësaj, United mbetet në vendin e dytë të renditjes tabelore me 72 pikë, ndërsa Brighton ngritët në pozitën 11 me 40 pikë dhe është shumë pranë sigurimit të qëndrimit edhe për një sezon në ligën elitare angleze. /Telegrafi/