Mourinho i gatshëm ta shesë Sanchezin

E publikuar: 30/09/2018 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është i gatshëm të shesë Alexis Sanchezin, pretendojnë mediat angleze.

United luftoi kundër konkurrencës së fortë të fqinjëve të Manchester City për të transferuar Sanchezin nga Arsenali në muajin janar.

Por, lëvizja tani duket të ketë qenë një gabim i shtrenjtë për klubin nga Old Trafford.

Sipas Daily Star, trajneri Mourinho nuk është aspak i kënaqur me reprezentuesin kilian dhe është i gatshëm ta shes atë.

Sezoni i trazuar i Unitedit arriti klubin kulmin pas humbjes 3-1 kundër West Hamit.

29-vjeçari Sanchez nuk ishte fare i ftuar në listën prej 18 futbollistësh nga Mourinho për këtë ndeshje dhe ky është një sinjal i qartë.

Përveç Sanchezit, edhe Pogba mund të largohet nga Unitedi shkaku i raporteve me Special One. /Telegrafi/