Mourinho: Huddersfield fitoi me meritë

E publikuar: 21/10/2017 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho e ka cilësuar si fitore me meritë atë të Huddersfieldit në shtëpi ndaj skuadrës së tij, Manchester Unitedit.

Djajtë e Kuq u mposhtën në udhëtim te skuadra e promovuar këtë sezon në Ligën Premier me rezultat 2-1.

Kjo ishte humbja e parë e skuadrës së Mourinhos në këtë sezon në Ligën Premier, pas nëntë ndeshje, ndërsa vazhdojnë në vendin e dytë në tabelë.

Megjithatë, sipas trajnerit portugez ekipi kundërshtar e deshi më shumë fitoren dhe fitoi me meritë.

Mourinho ishte i nervozuar me paraqitjen e lojtarëve të tij

“Fitoi skuadra që e donte më shumë fitoren. Kur fiton ekipi më i mirë nuk ka asgjë për të thënë”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.

“Unë nuk e di pse Huddersfield e donte më shumë se ne fitore”.

“Do të analizoj ndeshjen dhe nëse më duhet, do t’i kritikoj lojtarët e mi për paraqitjen”.

“Preferoj të jem në paqe me futbollin dhe të jesh në paqe me futbollin është kur fiton ekipi më i mirë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/