Mourinho e kishte befasuar me kërkesat për transferime Woodwardin e Unitedit

E publikuar: 09/02/2019 04:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward mbeti i befasuar kur Jose Mourinho i kërkoi dy transferime në mes të rrugës së afatit kalimtar të verës.

Në këtë të fundit, ish-menaxher i Unitedit ishte i bindur se kishte nevojë për një tjetër lojtar në qendër të mbrojtës.

Kjo, pavarësisht se kishte në dispozicion Eric Baillyn dhe Victor Lindelofin, të cilët vetë i kishte transferuar me të ardhur në krye të shtabit teknik.

Jerome Boateng (Getty Images)

Jerome Boateng i Bayern Munichut u shtua në listën e transferimit të portugezit gjithashtu edhe reprezentuesi kolumbian, Yerry Mina.

Por, sipas gazetës “Evening Standard” për shkak të moshës dhe numrit rekord të dëmtimeve të Boatengut, Woodward ishte i hapur vetëm për një marrëveshje në formë huazimi.

Yerry Mina (Getty Images)

Në anën tjetër, Barcelona nuk ishte i gatshëm ta shiste atëbotë mbrojtësin Mina, i cili tashmv lojtar i Evertonit.

Ndryshe, Mourinho u shkarkua nga posti i trajnerit të “Djajve të Kuq” pas rezultateve të dobëta në këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/