Mourinho e dëshiron Willianin te Unitedi

E publikuar: 15/03/2018 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho e ka etiketuar anësorin e Chelseat, Willian, si lojtarin që dëshiron ta transferoj gjatë verës te Manchester Unitedi.

Ylli brazilian nuk po arrin të gjej gjuhë të përbashkët me Blutë e Londrës për rinovimin e kontratës.

Largimi i tij është i mundshëm gjatë verës dhe Mourinho e ka bërë si objektivin kryesor Willianin.

Sipas mediumit anglez The Sun, Mourinho dhe Djajtë e Kuq dëshirojnë të nënshkruajë me Willian të Chelseas në afatin kalimtar të verës.

Willian është lojtari më në formë i Bluve këtë sezon (Getty Images)

Me Nemanja Matic që tashmë ka lënë Blutë për skuadrën nga Old Trafford, megjithatë, Willian nuk u lejua gjatë verës së kaluar të largohet nga Stamford Bridge.

Raporti thotë se Mourinho do të kthehet për lojtarin e tij të pëlqyer në fund të sezonit, duke dërguar skautë për të monitoruar formën e tij gjatë gjithë sezonit aktual.

Transferimi i tij është shumë i mundur pasi përveç Mourinhos edhe ylli brazilian ka një simpati të madhe për ish-trajnerin e tij.

Çmimi i Willianit mendohet të jetë rreth 60 milionë euro, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Milani. /Telegrafi/