Mourinho: Dua të stërvit një ekip që dëshiron të rindërtohet, klub që menjëherë nuk kërkon trofe

E publikuar: 26/02/2019 08:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho këmbëngul se është i hapur për të menaxhuar një klub që ka nevojë për rindërtim.

Portugezi tha se destinacioni i ardhshëm mund të jetë “një klub që nuk është gati të jetë gjahtar i trofeve menjëherë, por me ambicien të jetë një gjahtar i trofeve”.

“Nëse është një klub pa ambicie, unë nuk do të shkoj. Unë refuzova (ofertën e punës) sepse e dua futbollin e nivelit të lartë dhe me ambicie për arritur edhe më lartë”.

Josep Guardiola, dhe Jose Mourinho (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Kjo është pika ime e dytë (e kërkesës), pika ime e parë është ndjeshmëria strukturore, dua të punoj me njerëz që i dua, njerëzit me të cilët dua të punoj duhet të më japin lumtur që punoj me ata”.

“Kjo ishte ajo që kisha në Inter. Ka klube si kjo. Normalisht, kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e një klubi të suksesshëm”, tha për telegrafin britanik.

Theksojmë se 56-vjeçari kohët e fundit është raportuar se do të kthehet te klubi italian i Interit ose spanjoll, Real Madrid.

Ndryshe, Mou është shkarkuar muaj më parë pas një serie me rezultate të dobëta me Unitedin. /Telegrafi/