Mourinho do të kthehet herët apo vonë te Reali, thotë Calderon

E publikuar: 27/10/2018 08:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, beson se klubi do të emërojë Jose Mourinhon për një periudhë të dytë me klubin herët apo vonë.

Aktualisht bosi i Manchester United po lidhet me një rikthim te kampionët e Evropës, klub prej të cilit u largua në vitin 2013.

Florentino Perez thuhet se është një admirues i punës së portugezit, por lojtarët i kanë dalë kundër.

“Nëse ky president është me ekipin për vite tjera, mendoj se Mourinho do të jetë, ai do të jetë këtu”.

“S’ka dyshime. Është i vetmi trajner që ky president e ka respektuar”.

“Për të mirë ose për të keq, mendoj se ai do të jetë këtu. Nëse lagohet nga Manchester United. Por, herët apo vonë ai do të jetë këtu”.

“Shitja e Ronaldos? Mendoj se ka qenë gabim i madh, një gabim historik në shumë kuptime, dhe atë pa zëvëndësim”.

“Nuk ka mundësi të zëvëndësohet dikush si Ronaldo kështu që është gabim i madh”, u shpreh Calderon. /Telegrafi/