Mourinho bisedon rregullisht me Morata

E publikuar: 20/06/2017 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tekniku portugez bisedon rregullisht me sulmuesin spanjoll, në mënyrë që ta afrojë tek Djajtë e Kuq gjatë afatit kalimtar veror

Jose Mourinho vazhdon të ketë kontakte me sulmuesin e Real Madrid, Alvaro Morata, raportojnë mediat britanike.

Strategu portugez bisedon me të në baza ditore, pasi do që skuadra e tij të jetë destinacion, nëse sulmuesi vendos të largohet nga Santiago Bernabeu.

Por tekniku nuk ka bërë asnjë lëvizje për ta pasur në radhët e veta, pasi deklaratat e Cristiano Ronaldo lëkundën të dy kampet.