Mou nuk i shpëtoi pyetjes për paraqitjen dëshpëruese të Pogbas ndaj West Hamit: Ai u përpoq

E publikuar: 30/09/2018 01:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tema më e diskutueshme në botën e futbollit në javën e fundit është raportet jo të mira mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogbas.

Para stërvitjes ndaj West Hamit, kamerat kishin kapur një moment kur Special One po i fliste me ashpërsi yllit francez.

Duket se kjo ndikoi në paraqitjen e Pogbas në fushë ndaj West Hamit, teksa Djajtë e Kuq humbën në fund me rezultat 3-1.

Pogba pas zëvendësimit ndaj West Hamit © (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Ish-mesfushori i Juventusit u zëvendësua nga Mourinho në minutën e 70-të dhe në vend të tij u fut Fred. Në momentin e zëvendësimit 25-vjeçari dhe Mou kishin një përshëndetje, por në fytyrën e lojtarit shikohej një dëshpërim i madh.

Kjo për shkak të raporteve me trajnerin e tij dhe se nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij, e posaçërisht dyshen e mesfushës Nemanja Matic dhe Marouane Fellaini.

Përshëndetja e Mourinhos dhe Pogbas në momentin e zëvendësimit © (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

I pyetur nga gazetarët për paraqitjen e Pogbas, Mourinho shkurtimisht tha: “Ai u përpoq”.

Portugezi vazhdoi i pakënaqur me atë që përjeton te Unitedi aktualisht: “Kam ankesa për kualitetin dhe qasjen mendore. Duhet të përpiqesh gjithmonë, kjo është natyra im si një profesionist futbolli”.

Ndeshja e ardhshme e Man Utd në Ligën Premier është kundër Newcastle Unitedit. /Telegrafi/