Motrat e ‘zhdukën’ vëllain, ai e humb kontrollin duke menduar se u bë i padukshëm (Video)

E publikuar: 09/09/2018 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Joceyln dhe Julissa kanë arritur ta bindin vëllain Ezequiel, se ai është i padukshëm, përmes një teknike shumë të lehtë.

Ato e detyruan tetëvjeçarin të ulej në divanin e shtëpisë së tyre në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, për ta mbuluar me një batanije, transmeton Telegrafi.

Pasi arritën që ta ‘zhdukin’ – si dhe t’ia tregojnë dëshminë – ai humbi kontrollin, nisi të bërtiste dhe të qante.

“Abrakadabra” ishin fjalët magjike të 17-vjeçares, e cila ishte fotografuar më parë, në divanin e zbrazët. /Telegrafi/