Motra e terroristit 23 vjeçar: Ja çfarë e shtyu të vëllanë drejt sulmit në Manchester

E publikuar: 25/05/2017 08:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Motra e terroristit shkakëtar për tragjedinë e Manchesterit, ku humbën jetën 22 persona dhe shumë të tjerë mbëtën të plagosur, përmes një interviste është përpjekur t’i japë shpjegim çfarë e ka shtyrë të vëllanë ta bëjë këtë. Ajo beson se 23 vjeçari Abedi, e organizoi gjithë këtë në shenjë hakmarrje për sulmet ajrore që SHBA-të kanë kryer në Siri.

Jomana Abedi, gjatë intervistës është shprehur se është krejtësisht e habitur nga ajo çfarë i vëllai bëri mbrëmjen e së hënës dhe se ai gjithmonë ka qenë i dashur dhe shumë i sjellshëm.

“Unë mendoj se ai ka parë fëmijët, fëmijët muslimanë të vdisnin kudo dhe ka dashur të hakmerret. Por forma që zgjodhi është diçka mes tij dhe zotit.”- thotë ajo për Wall Street.

Por gjithsesi, deklaratat e saj, janë quajtur si të pavenda, pasi kur ndodhemi përpara një situate të tillë, justifikimet janë ato që ndihmojnë më pak. Familja e autorit, po mbahet nën shqyrtim dhe vëllai i madh i tij është ndaluar nga autoritetet për tu hetuar nëse është pjesë e grupit ushtarak të ISIS-it.