Moti sot e nesër në Kosovë, priten reshje shiu dhe bore

E publikuar: 11/02/2019 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Reshjet, pasditen e së hënës, do ta përfshijnë gjithë territorin. Më tej, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, duke ndikuar në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet parashihen 2 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë 6 deri në 13 gradë Celsius ditën e hënë.

Përgjithësisht nga dita e marte, parashihen temperatura të ulëta të cilat u përgjigjen mesatareve të muajit shkurt. Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.