Moti për këtë javë në Kosovë

E publikuar: 01/02/2016 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për javën e ardhshme.

Vendi ynë nga dita e hënë deri të merkurën do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ngrohta të cilat vijnë nga pjesa jugperendimore e Kontinentit.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin nga 1-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13-15gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperendimor me shpejtësi 1-7m/s.
Nga dita e enjte parashihet që mbi vendin tonë të vijnë masat relativisht të ftofta të ajrit të cilat do të kushtëzojnë mot të vranët, me ulje të përkohëshme të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta të shiut të përziera edhe me borë, derisa në viset me lartesi mbidetare mbi 850m do të bie vetëm borë e intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale të enjeten do të lëvizin nga -2 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me ngritje të lehta të temperaturave.